Pas shkarkimit, flet për here të parë Frank Lampardi

16:12 | 26 Janar 2021

Lampard flet për herë të parë pas shkarkimit, ka një fjalë për tifozët dhe presidentin.

Frank Lampard është shkarkuar nga pozita e trajnerit të Chelsea pasi zyrtarët e klubit nuk ishin të kënaqur me punën e tij.

Anglezi përmes një komunikate për shtyp ka shprehur dëshpërim pasi nuk iu është dhënë më shumë kohë për ta dëshmuar vetën në klub.

“Ka qenë një privilegj i madh që të drejtojë një klub të madh sikurse Chelsea, i cili ka qenë pjesë e imja për një kohë të gjatë”, tha ai.

“Së pari, dua të falenderojë gjithë tifozët për mbështetjën e pandalshme në këto 18 muajt e fundit. I dija gjithë sfidat që më prisnin kur mora drejtimin e kësaj skuadre”.

Tutje, Lampard tha se është krenar me gjithë ato arritjet që kanë marrë në këto muaj së bashku.

Për fund, ai falenderoi edhe një herë gjithë tifozët dhe presidentin e klubit, Roman Abramovich, për besimin e dhënë.

“I uroj skuadrës dhe gjithë klubit suksese në të ardhmën”, përfundoi Lampard.

Komento: