Pas shkarkimit nga Roma, Monchi merr vendimin për të ardhmen e tij

14:56 | 17 March 2019

Monchi duket se tashmë ka marrë vendimin për të ardhmen e tij.

Pasi u shkarkua nga Roma, drejtori sportiv ka vendosur të kthehet në La Liga, tek skuadra e Sevillas.

Këtë e ka konfirmuar edhe skuadra spanjolle Sevilla, pas shumë zërave që qarkulluan në medie.

Monchi iu bashkua Romës dy vite më parë, por koha e tij në Itali nuk shkoi ashtu siç ishte pritur, dhe u kthye përsëri tek skuadra e Sevillas.

Arsenal ishte një nga skuadrat që tentoi të arrinte marrëveshje me drejtorin sportiv, por nuk ia arritën.

Komento: