Pas shkarkimit të Ardita Sinanit, Shaip Kamberi reagon i revoltuar

17:02 | 11 April 2022

Aridita Sinani, nuk është më kryetare e Preshevës.

Ish – deputeti i Kuvendit të Serbisë, i cili ka shërbyer edhe si kryetar i Komunës së Bujanovcit ka reaguar në facebook pasi Kuvendi Komunal i Preshevës shkarkoi Ardita Sinanin, për ta bërë përsëri kryetar Shqipërim Arifin.
Kamberi ka postuar një fotografi me Arifin duke e quajtur shkarkimin e saj hipokrizi e vetmashtrim.

“Ata, jo Ti, sot humbën gjithçka bashkë me nderin.

Por besoj se mbetet populli ai që më së miri e din peshën e hipokrizisë, vetmashtrimit e respektit dinjitoz që ata kanë për gënjeshtrën: ka shkruar Kamaberi.

Ndryshe përfaqësues të Luginës sot në mëngjes kanë qëndruar në zyrën e Kryeministrit Albin Kurti I cili ka bërë thirrje që të mos shkarkohet Sinani, por apeli I tij nuk është dëgjuar”

Komento: