Pas shkarkimit të Maurizio Sarri, ky është veprimi i lojtarëve të Juventusit

21:21 | 08 August 2020

Sjellje e çuditshme e lojtarëve të Juventus pas shkarkimit të Maurizio Sarri.

Maurizio Sarri është shkarkuar sot nga posti i trajnerit të Juventus.

Dështimi i Juves në Ligën e Kampionëve i ka kushtuar trajnerit Sarri me vendin e punës.

Sot gjatë ditës është njoftuar për shkarkimin e Maurizio Sarri.

Në gjithë këto ndodhi, është sjellja e lojtarëve të Juventus ajo që tërheq vëmendje.

Asnjë nga lojtarët e Juventus akoma nuk ka reaguar për shkarkimin e Sarri.

Miralem Pjanic dhe Leonardo Bonucci kanë shkruar gjëra të tjera, por nuk kanë përmendur Sarrin.

Në anën tjetër, vëmendje tërheqin edhe tri ‘pëlqime’ në postimin e klubit për shkarkimin e trajnerit.

Janë emrat e Emre Can, Mario Mandzukic e Douglas Costa që kanë pëlqyer njoftimin për shkarkimin e trajnerit.

Kujtojmë se Can dhe Mandzukic largoheshin nga Juve gjatë kohës sa Sarri ishte aty, kurse Costa është akoma ‘Biankoneri’.

Komento: