Koeman: Të kënaqur me shortin, Barcelona dhe Juventusi duhet të kualifikohen.
Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka thënë se Blaugranët dhe Juventusi nuk kanë justifikime dhe duhet të kualifikohen për në Raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
Gjigandët e La Ligas dhe ata të Serie A u tërhoqën së bashku në short në grupin G të Ligës së Kampionëve, me Dinamo Kyiv dhe Ferencvaros.
Ky short është cilësuar pozitiv nga trajneri holandez i Barcelonës, Koeman, i cili pret të kualifikohen ata dhe Juventusi.
“Ne mund të jemi të kënaqur me shortin”, ka thënë fillimisht Koeman në një konferencë për shtyp.
“Barcelona dhe Juventusi janë skuadrat më të mira në grup”.
“Skuadrat e tjera do të jenë të lumtura të luajnë kundër Barcelonës dhe Juventusit, por ne nuk kemi justifikime. Ne dhe Juventusi duhet të kualifikohemi”, përfundoi holandezi.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do të takohen për herë të parë në dy vitet e fundit. Hera e fundit që ata luajtën kundër njëri-tjetrit ishte në barazimin 2-2 të majit të 2018, që pa yllin portugez dhe argjentinas të shënonin nga një gol.
Miralem Pjanic dhe Arthur Melo do të përballen me ish-klubet e tyre pas marrëveshjes së shkëmbimit të përfunduar në verë.