Pas shortit në Ligën e Kampionëve, vjen një lajm shumë i keq për Barcelonën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pas shortit në Ligën e Kampionëve, vjen një lajm shumë i keq për Barcelonën

14:29 | 15 Mars 2019

Një lajm mjaftë i keq ka ardhur sot për skuadrën e Barcelonës.

“Mundo Deportivo” raporton se skuadra katalane nuk është aspak e lumtur që edhe në rast se tejkalon pengesën e quajtur Manchester United, përsëri e pret mundësia e një tjetër dueli të madh në gjysmëfinale.

Barcelona do të takohet me Manchester United në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Leo Messit do të luajë ndaj “Red Devils” për një vend në gjysmëfinale të garës.

Por, tifozët e ekipit nga Camp Nou nuk janë ndarë shumë të kënaqur me epilogun e shortit të sotëm në Nyon.

“Mundo Deportivo” raporton se skuadra katalane nuk është aspak e lumtur që edhe në rast se tejkalon pengesën e quajtur Manchester United, përsëri e pret mundësia e një tjetër dueli të madh në gjysmëfinale.

Fituesi i Barcelona – Man Utd në gjysmëfinale do të ndeshet me skuadrën e kualifikuar nga ballafaqimi Porto – Liverpool.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!