Në Spitalin e Gjakovës nuk ka asnjë pacient për COVID-19.
Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka bërë të ditur se atje nuk është duke u trajtuar asnjë pacient për COVID-19.
Në njoftimin e Spitalit thuhet se ky është një lajm shumë i mirë.
“Sot në institucionin tone nuk kemi asnjë pacientë që trajtohet për Covid. Urojmë dhe shpresojmë që çdo dite të jete kështu. S’BASHKU E FITOJMË LUFTËN”, shkruhet në njoftimin e spitalit.