Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, po zhvillon një tubim madhështor në Gjakovë, duke e cilësuar si një moment historik për partinë dhe qytetin.
Ai nënvizoi rëndësinë e Gjakovës në këtë rrugëtim të ri, duke thënë se së shpejti do të rikthehet si “Gjakova e Lidhjes Demokratike”.
“Edhe Gjakova qenka ngritur në këmbë!
Qenka besatu për ndryshim të madh nacional!
Dhe kjo kryengritje e juaja, na bindë përfundimisht, se ndryshimi i premtuar po merr formë, po merr trajtë, po merr kuptim. Sepse populli i Kosovës, nga Llapi në Anamoravë, nga Dukagjini në Anadrin, nga Fusha e Kosovës tek Bjeshkët e Rugovës, nga Karadaku tek Malet e Sharrit – po i ribashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës shpresës së parë dhe të fundit të Republikës së Kosovës!
Ky rrugëtim i ri historik po formësohet dhe në Gjakovën tuaj, në Gjakovën time, në Gjakovën që së shpejti, do të rikthehet si Gjakova e Lidhjes Demokratike.” – tha ai.