Pas skandalit me tender nga AQP, reagon Ministria e Financave

16:51 | 19 Janar 2019

Agjencia Qendrore e Prokurimit,ka pranuar se më 2015 kishte dëmtuar prodhuesit vendor duke favorizuar ata serb.

Ministria e Financave ka reaguar pas tenderit publik nga Agjencia Qendrore e Prokurimit (AQP).

Ministria e Financave është tërhequr nga AQP në kuptim operativ funksionon e pavarur dhe se Ministria e Financave nuk ka asnjë kompetencë për të caktuar kriteret tenderuese dhe listën e mallrave dhe se cilat mallra blihen me tender dhe në cilat kushte duhet të shpallen.

“Qeveria e Kosovës me Udhëzim Administrativ cakton se cilat mallra duhet të prokurohen nga AQP, në emër të Organizatave Buxhetore.

Po ashtu pas hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ të aprovuar në Qeveri, AQP në bashkëpunim me organizatat Buxhetore cakton kushtet, kërkesat dhe Obligimet për ta shpallur tenderin, pra siç shihet asnjë procedure apo veprim nuk merret dhe nuk kërkohet nga Ministri i Financave që nënkupton se është jashtë kompetencave operative të Ministrit të Financave. Zyrtarët e AQP-së janë përgjegjës para organeve kompetente dhe ligjore për veprimet e tyre. Përkundër kësaj Ministria e Financave do të marr të gjitha veprimet ligjore për ta sqaruar këtë situatë në AQP”, thuhet në komunikatë.

Komento: