Pas suksesit me kombëtaren, Sylvinho pajiset me pasaportë shqiptare

20:18 | 22 Nëntor 2023

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho është qytetari i ri i Shqipërisë.

Tekniku brazilian i kuqezinjve është pajisur me pasaportën shqiptare, me Sylvinho që ka deklaruar diçka të tillë nga Samiti i Diasporës që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

“Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, thotë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili është prezent, shkruan Panorama.

Më pas, Sylvinho shprehet: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”.

Nuk mungojnë as batutat me kreun e qeverisë, Edi Rama, ku ky i fundit nuk i lë zgjedhje alternative:

“Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.

“Timonieri” mori edhe vlerësimin “Shqiponjën e Artë”.

“Këtë shqiponjë, nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh, dhe shqiptar mund të bëhesh, këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e kombëtares tonë”, tha Rama.

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në Europian.

Komento: