Pas suksesit të arritur, Haxhi Krasniqi viziton Prekazin

16:15 | 15 October 2020

Haxhi Krasniqi ka vizituar Prekazin pas suksesit të arritur.

Robin Haxhi Krasniqi, boksieri kosovar i cili së fundi u shpall kampion i botës në boks, në kategorinë ËBA dhe IBO, dje dhe sot ka qëndruar në Kosovë, ku fillimisht mbajti një konferencë për medie.

Në këtë konferencë, Krasniqi, deklaroi se suksesin e tij ia dedikon edhe familjes Jashari dhe përulet para sakrificës së saj për Kosovën.

Gjatë ditës së sotme, Krasniqi, qëndroi te kullat e Jasharajve ku bëri foto me të pranishmit dhe me trofetë e fituar nga ai.

Komento: