Pas suksesit të madh tek Ajax, Ten Hag vendos për të ardhmen

16:40 | 20 Qershor 2019

Ten Hag, i emëruar në dhjetor të vitit 2017, i siguroi titullin e parë të Eredivisie Ajaxit që nga viti 2014 në sezonin e tij debutues të plotë.

49-vjeçari gjithashtu eliminoi Real Madridin dhe Juventusin në Ligën e Kampionëve, para se të eliminohej nga Tottenham në gjysmëfinale, përcjell lajmi.

“Kemi pasur një vit fantastik dhe tani duam të vazhdojmë kështu”.

Holandezi shtoi: “Rezultatet që kemi arritur deri më tani kanë qenë fantastike”.

“Do të jetë një punë e mirë për ta përsëritur këtë, por do të vendosim përsëri synimet tona dhe do të kërkojmë rezultat”, deklaroi ai.

Komento: