Një sulm që mendohet të jetë terrorist ka ndodhur sot në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës.
Ambasada e Kosovës ka dhënë menjëherë numrat emergjentë për shtetasit kosovarë.
Ata kanë njoftuar se po i përcjellin me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur, ku është raportuar për disa të plagosur, dhe një pa jetë
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë po i përcjell me shqetësim zhvillimet rreth incidentit të armatosur që ka ndodhur sot rreth orës 10:45 në një tramvaj në Utrecht, ku raportohet për disa të plagosur. Me këtë rast, Ambasada ofron këtë numër emergjent për shtetasit e Kosovës: +31 65 385 0307”, thuhet në njoftimin e ambasadës.