Pas sulmit në zemër, Casillas tregon se a do të pensionohet – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pas sulmit në zemër, Casillas tregon se a do të pensionohet

14:47 | 13 Qershor 2019

Pak javë më parë bota e futbollit u trondit nga lajmi që portieri i njohur, Iker Casillas pësoi sulm në zemër.

Iker Casillas ka mohuar raportimet se do tërhiqet nga futbolli pasi pësoi një sulm në zemër gjatë stërvitjeve me Porton muajin e kaluar.

Ish-portieri i Real Madridit dhe Spanjës pësoi një infarkt miokardi më 1 maj dhe iu nënshtrua një operacioni urgjence përpara se të kthehej në shtëpi pesë ditë më vonë.

Raportet në Portugali pretenduan se Casillas do të njoftojë pensionimin të enjten [sot], me portierin që thuhej se po merr një rol në bordin e drejtuesve të Portos.

Por 38-vjeçari tregoi se mediat kanë dhënë një lajm të pavërtetë sepse ai ende duhet të konsultohet me ekspertët mjekësor nëse do mund të luajë përsëri futboll.

“E njëjta gjë si kjo cicërimë një muaj më parë, përveç pjesës së kontrollit mjekësor me doktorin”, shkroi Casillas në Tëitter, duke iu referuar një mohimi të mëparshëm që bëri për daljen në pension.

“Më shumë se çdo gjë, sepse unë kam atë[kontrollin] nesër”, shkroi ai në Tëitter, duke konfirmuar se nesër do merret vesh gjithçka për të ardhmen e tij. /Lajmi/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!