Pas sulmit në zemër, Casillas tronditet nga lajmi i fundit

22:59 | 21 Maj 2019

Familja e Casillas, është tronditur nga lajmi i fundit.

Bashkëshortja e ish-futbollistit legjendar Iker Casillas, Sara Carbonero befasoi mbarë botën me deklaratën e sotme për mediat se vuan nga kanceri në vezore.

Gazetarja spanjolle bëri me dije për mediat iberike dhe të huaja se po trajtohet nga një staf mjekësor për sëmundjen e rrezikshme dhe shpreson të rikuperohet në kohë.

“Kur mësuam një lajm tronditës, jeta na befasoi sërish. Këtë herë jam unë. Disa ditë më parë, gjatë një kontrolli, doktorët më zbuluan një kancer malinj në vezore dhe jam operuar.

” Çdo gjë u kthye në rregull dhe fatmirësisht e kapëm sëmundjen në kohë, por kam ende dhe disa muaj të mbetur për të kuruar sëmundjen. Jam e qetë dhe e sigurtë se gjithçka do të shkojë në rregull. E di që rruga është e gjatë dhe do të jetë e vështirë, por e di që do të ketë fund të gëzueshëm. Kam mbështetjen e familjes dhe miqve dhe të stafit mjekësor”, deklaroi Carbonero.

Disa javë më parë, Iker Casillas pësoi infarkt në stërvitje me Porton. Pas u riaftësua, mjekët e detyruan të tërhiqej përfundimisht nga futbolli. Mbarë bota e inkurajoi ish-kapitenin legjendar të Spanjës dhe Real Madridit.

Komento: