Pas sulmit në zemër, këngëtari i njohur gati humb jetën

20:56 | 27 Tetor 2020

Këngëtari shumë i njohur gati humbi jetën pas sulmit në zemër.

Brian May ishte në gjendje të rëndë shëndetësore pas një sulmi në zemër.

Kitaristi i “Queen”, Brian May ka thënë se është mirënjohës që është gjallë pasi pësoi një sulm në zemër, një hemorragji në stomak dhe komplikime të tjera shëndetësore këtë vit, shkruan CNN.

Në maj, muzikanti zbuloi se ai vuante nga një sulm në zemër nga i cili ai besonte se “mund të kishte vdekur”.May zbuloi se ai u dërgua në spital, ku kishte tre arterie të bllokuara.

Ai tha se u trajtua nga mjekët si një “rast emergjence” dhe vendosi të vendoste tre stenta, që ndihmojnë për të mbajtur një arterie të hapur.

Të martën, muzikanti tha në emisionin televiziv “Good Morning Britain” se ishte mirënjohës që ishte gjallë pas frikës për shëndetin, por zbuloi: “Gati e humba jetën”, pas ndërlikimeve të shkaktuara nga ilaçet që po merrte për të kuruar zemrën.

“Ishte goxha keq dhe ndërlikimet që erdhën më pas ishin goxha të këqija”, tha ai për sulmin në zemër.“Ka qenë një mal i madh për t’u ngjitur për t’u kthyer përsëri në forcë por është bërë feja ime e re, me të vërtetë. Unë thjesht ushtrohem, bëj rehabilitimin tim kardio çdo ditë,” tha ai.Por, May mendon se ai është mirë tani, “Unë jam duke u bërë i fortë. Do të jem Ironman së shpejti

Komento: