Pas takimit me Haradinajn, zyrtarët gjerman shkojnë në Serbi për tu takuar me Vuçiqin

09:47 | 02 April 2019

Dy zyrtarët e lartë gjerman pas viztës në Kosvoë, sot kanë shkuar në Serbi.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të takohet sot në Beograd me deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bayer dhe Christian Schmidt

Takimi, do të fillojë në orën 09.30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Serbisë, njoftoi Shërbimi i Bashkëpunimit të Shërbimit Serb të Shtypit.

Dy deputetët gjermanë të hënën qëndruan për vizitë në Kosovë ku u takuan me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në Prishtinë ata theksuan se janë fuqishëm kundër ndryshimit të kufijve.

Komento: