Pas takimit me Kosnett, Haradinaj flet për marrëdhëniet me Amerikën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Pas takimit me Kosnett, Haradinaj flet për marrëdhëniet me Amerikën

13:40 | 12 Shkurt 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me ambasadorin Philip Kosnett.

Haradinaj është shprehur se me ambasadorin amerikan folën për angazhimet e dy shteteve për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës.

“Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasysh dallimin eventual në opinione”, ka shkruar kryeministri Haradinaj në facebook.

Ky është njoftimi i plotë i Haradinajt:

Kosova mbetet e vendosur në ruajtjen e miqësisë dhe përherë besnike ndaj aleatit të saj strategjik, ShBA-së. Në takim të rregullt pune me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, bashkëbiseduam për intensifikimin e angazhimeve të përbashkëta në fuqizimin e Kosovës në të gjitha aspektet dhe avancimin e agjendës euro-atlantike të vendit tonë. Marrëdhënia e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës është e pacenueshme, pa marrë parasyshë dallimin eventual në opinione.

RH

Komento: