Pas takimit me Listën Serbe, Ambasadori Kosnett tregon për çka biesduan

18:15 | 15 March 2019

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett sot ka zhvilluar një takim në prishtinë me kryesuesit e Listës Serbe.

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett përmes Twitter.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur: “Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Komento: