Pas takimit me Listën Serbe, Ambasadori Kosnett tregon për çka biesduan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pas takimit me Listën Serbe, Ambasadori Kosnett tregon për çka biesduan

18:15 | 15 Mars 2019

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett sot ka zhvilluar një takim në prishtinë me kryesuesit e Listës Serbe.

“Me ta diskutova për interesat dhe shqetësimet e komunitetit serb në Kosovë”, ka thënë Kosnett përmes Twitter.

Sa u përket dorëheqjeje të kryetarëve të komunave veriore, Ambasadori amerikan është shprehur: “Përfaqësuesit e tyre të zgjedhur duhet të mbesin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe të punojnë në emër të komunitetit të tyre”.

Nga Lista Serbe të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Goran Rakiq dhe nënkryetari Igor Simiq.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!