Pas takimit me Merkelin dorëzohet Haradinaj: Taksa mund të hiqet, kemi humbur shumë kohë

16:07 | 07 June 2019

Pas kthimit nga Berlini, kryeministri Ramush Haradinaj ka pranuar se në takim me kancelarin gjermane, Angela Merkel është diskutuar edhe pezullimi i taksës si mundësi për të vazhduar përpara në dialog.

“Bindja ime është që taksa mund të pezullohet ose heqet nëse kemi një marrëveshje të njohjes së Kosovës, pra një kornizë marrëveshje ku janë të gjitha temat të përfshime, për shkak se kemi humbë shumë kohë”, ka thënë Haradinaj.

Ndërkohë, Haradinaj tregoi edhe se tani Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE-në.

“Mund t’ju them se nga zhvillimet që kanë ndodhë në Berlin, Kosova është në një nivel tjetër të marrëdhënieve me Gjermaninë, me BE’në. Mendoj që takimi i lartë ose takimi i Berlinit e ka mbyllë çështjen e formulave, ndërrimit të territorit etjerë. Kësaj here nuk ka vazhdu diskutimi për një çështje të tillë, për shkak se nuk ekziston më te një palë serioze por kuptohet se vazhdon angazhimi për gjetjen e një zgjidhje për marrëveshje me Serbinë. Samiti i Parisit, ju siguroj se askush nuk mund ta drejtojë gishtin kah Kosova. Është diskutu dialogu, çështja e vendimeeve që kanë ndodhë dhe domosdoshëria për me gjetë një rrugë për me ecë përpara, pezullimi taksa”, ka thënë Haradinaj.

Komento: