
Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka thirrur sot në takim Shtabin Emergjent për të diskutuar situatën e fundit pas vërshimeve.
Në takim është bërë e ditur se situate është në menaxhim dhe s’ka vend për shqetësim.
“Me fillim të ditës së sotme diskutuam dhe vlerësuam terrenin dhe pamë se nga ndërhyrjet e bëra më herët dhe reagimi i menjëhershëm kësaj radhe kanë dhënë efekt dhe dëmi i mundshëm deri tani është parandaluar”, deklaroi Ferati.