
Lajçaku tha se arrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e pranueshme, bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë.
Përfaqësuesit special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Bashkimi Europian është i angazhuar që sa më shpejtë të rinis dialogu
Lajçak në një konferencë për media ka thënë se dëshirojnë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
“Mandati im është shumë i qartë, të ndihmoj në arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht obliguese mes Kosovës dhe Serbisë, që do të normalizojë marrëdhëniet dhe do të zgjidhë të gjitha problemet dhe do të jetë e pranueshme për vendet e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së. Gjithashtu është e rëndësishme që ky proces, i filluar në vitin 2011 nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të përfundojë me një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy vendeve”, ka thënë ai para mediave, përcjell Telegrafi.
Lajçak shtoi më tej se bashkëpunimi me SHBA-në do të vazhdojë.
“Ne gjithmonë kemi bashkëpunuar ngushtë me SHBA-të. Gjithçka që është arritur në dialog është rezultat i punës së përbashkët dhe të ngushtë mes SHBA dhe BE dhe pikërisht është ky ambicia kanë që të vazhdojmë në mënyrën e re dhe presim bashkëpunim shumë të ngushtë me ShBA-të”, tha ai.
Lajçak ka thënë se do të vazhdojë të komunikojë me presidentin Thaçi dhe liderët tjerë politikë në Kosovë.
Ai po ashtu ka njoftuar se do të vazhdojë vizitën e tij edhe në Beograd, ku do të takohet me liderët politikë mjë për të biseduar rreth rifillimit të dialogut.