Pas takimit me Tusk dhe Hahn, presidenti Thaçi tregon çka bisedoi me ta

17:35 | 15 April 2019

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron këto ditë në Bruksel, me çrast ka takuar Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe komisonerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn.

Thaçi thotë të iu ketë kërkuar përfaqësuesve të BE-së që të liberalizohen vizat sa më shpejt sepse zvarritja është e pakuptimtë.

“Republika e Kosovës e ka orientim strategjik Bashkimin Evropian. Në takimet e sotme me presidentin Tusk dhe komisionerin Hahn në Bruksel, ritheksova se zvarritja e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë është e pakuptimtë dhe e papranueshme. Bashkimi Evropian, pa vonesa të tjera, duhet ta marrë vendimin për heqjen e vizave dhe duhet ta përshpejtojë rrugëtimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Status Quo-ja dhe mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve të Ballkanit Perëndimor tejkalohen vetëm me lidership dhe vizion të qartë të Bashkimit Evropian për tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Komento: