Zyrtari i lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer është takuar sot në Beograd me Vuçiqin.
Pas takimit Palmer është paraqitur në konferencë për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
“Kemi biseduar se ku qëndron dialogu me Kosovën. Unë dhe presidenti kishim mundësitë të bisedojnë se ku qëndrojmë në dialog. SHBA vazhdon të mbështes dialogun që afron tek normalizimi i raporteve”, deklaroi Palmer në konferencë për media. “Po ashtu, është me rëndësi që ky dialog të hap rrugën për integrimit evropian. Taksën konsiderojmë se duhet të hiqet dhe palët të kthehen në dialog””, shtoi ai.
Palmer u pyet në lidhje me intervenimin e NATO-s dhe bombardimin e Serbisë.
“Më vjen keq për humbjen e jetëve, NATO e mori atë vendim që është shpjeguar. Por, në vend se të shikojmë prapa, duhet të kthehemi përpara. Për qytetarët e Serbisë dhe të Kosovës është e rëndësishme të kthehen nga rrugëtimi evropian për të dyja vendet. Sa i përket 20 vjetorit të bombardimeve, duhet të analizojmë se si ka paguar populli në të dyja anët dhe të kthehemi nga e ardhmja”, u shpreh Palmer.
Zyrtari i lartë amerikan po ashtu shprehu pritjet e tij për Samitin e Parisit.
“Në tërësi mbështesim atë që propozojnë zyrtarë të tjerë dhe i mbështesim. Nuk e dijmë se cili do të jetë rezultati i Samitit në Paris, por shpresojmë të arrihet një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve”, theksoi ai.