Pas takimit tensionues në Bruksel, BE flet për liberalizimin e vizave për Kosovën

17:11 | 17 Dhjetor 2018

Takimi mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të BE-së sot në Bruksel ka kaluar me tensione.

Kjo për shkak se BE nuk e ka përmbushur premtimtin për liberalizim të vizave për kosovarët, ndërsa në anën tjetër ka bërë presion që të heqet taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

E Bashkimi Evropian ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën momentalisht është duke u shqyrtuar në Këshillin dhe Parlamentin Evropian.

Pas takimit mes delegacionit të BE-së dhe delegacionit të Qeverisë së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, BE nuk ka dhënë asnjë premtim për liberalizimin e vizave. Ka thënë se është duke u shqyrtuar mundësia e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Sa i përket liberalizimit të vizave, Komisioni Evropian miratoi një raport në korrik 2018 mbi përmbushjen e standardeve të mbetura. Vendimi mbi propozimin e Komisionit aktualisht është duke u shqyrtuar në Këshill dhe në Parlamentin Evropian”, thuhet në deklaratën e BE-së.

Komento: