Pas të shtënave me armë, çka po ndodh te ‘Muharrem Fejza’ – Policia në vendngjarje

01:13 | 13 Maj 2025

Një incident me të shtëna armësh ka ndodhur sonte në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Sipas dëshmitarëve, të shtënat janë dëgjuar rreth orës 00:00 duke shkaktuar shqetësim tek banorët e lagjes.

Policia e Kosovës ka reaguar menjëherë, duke dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Nuk raportohet për të lënduar deri në këto momente, ndërsa rrethanat dhe motivet e mundshme të të shtënave janë ende të paqarta. /Indeksonline

Komento: