Pas tensioneve me Mogherinin, Haradinaj mbledh sot Qeverinë

08:01 | 18 Dhjetor 2018

Takimi mes zyrtarëve të Kosovës dhe atyre të BE-së i mbajtur dje në Bruksel ka kaluar me tensione.

Kjo për shkak se BE nuk e ka përmbushur premtimtin për liberalizim të vizave për kosovarët, ndërsa në anën tjetër ka bërë presion që të heqet taksa 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës.

Ndërsa një ditë pasi u kthye nga Brukseli në një takim jo fort të lehtë me shefen e BE’së, i pari i ekzekutivit do të mbledhë ministrat në mbledhjen e radhës.

Dje, Ramush Haradinaj e përsëriti edhe njëherë qëndrimin e Kosovës se nuk do të hiqet taksa e vendosur për produktet serbe e boshnjake.

Përvec mosdakordimit për taksën, Haradinaj u shpreh para përfaqësuesve të BE’së se të gjithë ata që duan të diskutojnë idenë për shkëmbim të territoreve janë armiq të Kosovës.

Pasi që në takim pati mos pajtime mes palëve, u anulua edhe konferenca e paraparë për media.

Haradinaj që mbrëmë u kthye nga Brukseli sot ka thirrur në mbledhje ministrat në orën 12.

Komento: