
Tërmet i madh goditi Shqipërinë para pak ditësh.
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ajo cka ka ndodh pas tërmetit në Durrës është plotësisht normale sepse vëllai i doli në ndihmë vëllait.
“Ajo cka ka ndodh është krejt normale, ka shkuar t’i ndihmojë vëllai vëllait”, është shprehur Murati.
Ai tha se kosovarët përmes këtij solidariteti kanë pasur nevojë të tregojnë se jemi një.
“Njerëzit në Kosovë kanë pasur nevojë që përmes këtij solidariteti jashtë projekteve politike, të tregojmë se jemi një”, ka thënë Murati.
Tutje, Murati tha se gjatë 20 vjetëve të fundit, komunikimi mes popullit të Kosovës dhe të Shqipërisë është rritur.
“Në këto 20 vjetët e fundit ne e kemi rritur komunikimin më shumë, populli i Kosovës dhe i Shqipërisë”, shtoi Murati.