Pas tërmetit vdekjeprurës, kjo po ndodh tani në Shqipëri – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Pas tërmetit vdekjeprurës, kjo po ndodh tani në Shqipëri

14:05 | 01 Dhjetor 2019

Shumë njerëz që u larguan nga Shqipëria pas tërmetit, kanë vendosur të rikthehen.

Mijera qyterarë të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të strehuar gjatë këtyre ditëve në Kosovë po rikthehen në Shqiperi.

Ndonëse jo të sigurtë për atë çfarë i pret në zonat e dëmtuara ata shprehen se shkak i kthimit ka të bejë me punën por edhe me vlerësimin e dëmeve.

Në pikën e kalimit kufitar Morinë ishte edhe ambasadori i Shqiperisë në Kosovë Qemal Minxhozi, i cili tha se situata e lëvizjes pa probleme në kufi është normale ndërsa në qendrat pritëse në Kosovë eshtë në monitorim të vazhdueshëm nga autoritetet kosovare.

Policitë e dy shteteve kanë marrë te gjitha udhëzimet për krijimin e lehtësirave të lëvizjes në të dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë.

Dogana e Morinës është bllokuar nga fluksi i lartë i automieteve. Siç duket dhe nga pamjet prej kësaj situate është krijuar një varg makinash dhe trafik.

Komento: