Pas testimit për koronavirus, dalin rezultatet për Trump dhe Pence

17:56 | 07 Maj 2020

Pasi janë testuar për koronavirus, tani kanë dalur rezultatet për Trump dhe Pence.

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidenti Mike Pence, kanë rezultuar negativë në testet për koronavirus, pasi një pjesëtar i ushtrisë amerikane që ka punuar në kampusin e Shtëpisë së Bardhë ishte infektuar.

Zyrtari ushtarak ishte identifikuar nga CNN si një ndihmës personal i Trumpit.

“Jemi njoftuar së fundmi nga Ekipi Mjekësor i Shtëpisë së Bardhë se një pjesëtar i Ushtrisë amerikane, që punon në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, ka dalë pozitiv për koronavirus. Presidenti dhe zëvendëspresidenti janë testuar negativë për virusin dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë.

Komento: