Pas themelimit të Ushtrisë së Kosovës, Rusia bën këtë veprim me Serbinë

21:17 | 14 Dhjetor 2018

Formimi i Ushtrisë së Kosovës, padyshim se nuk ka qenë aspak e dëshiruar nga Serbia dhe jo vetëm.

Ambasadori rus në Serbi Aleksander Chepurina sot gjatë ditës është takuar me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, shkrujnë mediat serbe.

Takimi ndodhi gjysmë ore para se Vuçiq të thërriste mbledhjen e jashtëzakonshme.

Pasi doli nga takimi mediat serbe e pyetën ambasadorin rus se nëse Rusia ka një mesazh për Serbinë. Ai u përgjigj shkurtimisht “Po”.

Ky takim ndodhi si rrjedhojë e themelimit të Ushtrisë në Kosovë.

Komento: