
50 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë mëngjesin e hershëm të së martës.
Shumë shqiptarë janë mobilizuar për t’iu vënë në ndihmë të prekurve nga tërmeti, atyre që humbën familjarë e që metën pa asgjë, përcjell ORAinfo.
Në këtë kohë në Shqipëri është paraparë të mbahej festivali i përvjetshëm Kënga Magjike.
E Ardit Gjebre nuk ka vendosur ta anulojë këtë festival, por me të ardhurat e biletave të ndihmohen familjet e prekura.
“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut!
Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e @kengamagjikeofficial që janë bashkuar në këtë kauzë.
#tegjithebashkemundemi dhe ndërtojmë shtëpi.” – ka shkruar Gjebrea./ORAinfo/

