Zv.ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani, ka njoftuar se është dorëhequr nga pozita e tij, për arsye siç thotë ai, morale.
Ai thotë se edhe përkundër faktit që nuk ka lidhje me këtë ngjarje, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëjë.
“Në këto momente kaq të rënda për të gjith ne, jap dorëheqje si akti më i lart moral. Edhe përkundër faktit se nuk kam asnjë lidhje me procedurat vënjes së spitalit modular, edhe pse nuk kam asnjë lidhje as me pjesën organizative, dorëheqja është akti më i vogël që mund ta bëj në këto momente, për të respektuar viktimat, të lënduarit, opinionit dhe më së shumti veten. Asgjë nuk ka mbi dinjitetin!”, shkruan Ilir Hasani.
Ndryshe, para tij dorëheqje njoftuan drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Florin Besimi, si dhe drejtori ekonomik i po të njëjtit spital, Artan Etemi.