Aubameyang zbulon se cili lojtar i Arsenalit e kontaktoi i pari pas transferimit te Chelsea.
Me një tatuazh të Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang do të luajë për Chelsean.
Sulmuesi gabonez nënshkroi kontratë me londinezët, ndërsa paraprakisht kishte qenë pjesë e Arsenalit, e më pas e Barcelonës për pak kohë.
Në një intervistë, Aubameyang tregon se cili lojtar i Arsenalit e kontaktoi i pari pas kalimit në Chelsea.
“Alexandre Lacazette më shkruajti kur lexoi thashethemet. Më tha: ‘Jooo, vërtetë”, tregoi Auba.