Barcelona ka bërë transferime të mëdha këtë afat kalimtar.
Nuk ka dyshime se Barcelona në sezonin e ri do të kërkojë të fitojë të gjithë titujt e mundshëm.
Katalanët pas shumë bisedimeve e spekulimeve, kanë arritur marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann nga Atletico Madrid.
Kampionët e La Ligas kanë pagur klauzolën e lojtarit prej 120 milionë euro, shkruan lajmi.net.
Me transferimin e Griezmann, trajneri Ernesto Valvede në fazën e ofensive ka shumë opsione, duke ndërtuar një skuadër ëndrrash.
‘Goal.com’ ka paraparë tri formacione të Barcelonës për sezonin e ri, ku secili është më i mirë se tjetri.
Në njërin prej tyre, është parapara edhe Neymar, që po ashtu këtë verë mund t’i bashkohet Barcelonës.