Pas transferimit, Xherdan Shaqir flet për sezonin e ri

13:31 | 19 Shkurt 2022

Xherdan Shaqiri thotë se mezi pres të filloj sezonin e ri

Xherdan Shaqiri së fundmi u largua nga Olympique Lyon dhe u transferua tek skuadra amerikane, Chicago Fire, ndërsa të premten ka zhvilluar stërvitjen e tij të parë me klubin e ri, transmeton Gazeta Metro.

30-vjeçari në intervistën e tij të parë në webfaqen e klubit është shprehur se është shumë i lumtur me atmosferën e ekipit dhe se po presin me pa durim të filloj sezoni i ri.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po ushtroj me djemtë dhe ekipin në tërësi. Është një grup i mirë dhe të gjithë janë të lumtur. Mezi presim që të nis sezoni”, theksoi Shaqiri.

Ai ndër të tjera foli edhe për stërvitjen e tij të parë me klubin amerikan, duke cituar: “Stërvitja e parë ishte shumë zbavitëse. Pash djem shumë të mirë të cilët dëshirojnë të punojnë fort dhe të mësojnë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Duhet të punojmë fort në fushë dhe të jemi të koncentruar në stërvitje. Mezi pres të nis sezonin me bashkëlojtarë”.

Shaqiri ka luajtur në shumë klube të famshme europiane si Basel, Inter, Bayern Munich, Stoke City, Liverpool dhe Lyon duke pasur një eksperiencë të madhe ai pritet t’i ndihmojë klubit të tij të arrij objektivat e këtij sezoni.

Komento: