Lopetegui qan si fëmijë pas triumfit n’finale.
Sevilla është kampione e Europa League për sezonin 2019/20.
Spanjollët e mposhtën në finale Interin e Antonio Contes 3-2, për të rrëmbyer trofeun e gjashtë në histori.
Trofe që do të thotë shumë për trajnerin Julien Lopetegui, i cili që nga viti 2018 ka pasur momente të mira dhe të këqija në karrierë, sidomos pas shkarkimit nga Real Madridi ende pa nisur mirë sezoni.
Trajneri i Sevillës, i lumtur për këtë triumf dhe titull të parë në karrierë, thjesht s’mund t’i ndalte lotët pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.