Pas u zgjodh kryetar, Lumir Abdixhiku ka dy fjalë për Isa Mustafën

20:44 | 14 Mars 2021

Abdixhiku e shpall Mustafën kryetar nderi.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shpallur ish-kryetarin e saj, Isa Mustafën, kryetar nderi. Kjo thuhet nga LDK-ja se është bërë me propozim të Lumir Abdixhikut, kryetar i LDK-së, i cili është zgjedhur të dielën gjatë ditës.

Isa Mustafa kishte dhënë dorëheqje nga LDK-ja pas rezultatit të zgjedhjeve se 14-shkurtit. Kandidatë për këtë pozitë ishin paraqitur Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Anton Quni.

Ky i fundit është tërhequr nga kandidimi të dielën pak para procesit të brendshëm zgjedhor.

Komento: