Sot në Brezovicë dhjetëra njerëz janë mbledhur për ta shkruar emrin ‘Arian’ në vendin ku humbi jetën zëvendësministri i Diasporës, Arian Daci.
Miqtë e Arianit po vazhdojnë ta nderojnë Arian Dacin, i cili ndërroi jetë dje si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë.
Arianit iu dha sot lamtumira e fundit në varrezat e kryeqytetit. Për të u bënë homazhe në Kuvendin e Kosovës më pas u mbajt edhe ceremonia komemorative në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Personat që e njohën nga afër Arianin thanë fjalë të mëdha për të.
Ariani ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare duke skijuar, sport ky që e kishte në gjak. Pas vetes la gruan dhe dy fëmijët.