Aktori Rasim Thaçi vdiq javën e kaluar nga koronavirusi.
Si pasojë e ndërlikimeve me Covid-19, Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë me 26 mars (e enjte).
Lajmi për vdekjen e tij ishte i papritur dhe tronditi të gjithë duke prekur të gjithë publikun shqiptar dhe natyrisht më shumë familjen Thaçi.
Familja e të ndjerit gjatë katër ditëve të fundit ka marrë ngushëllime të shumta mga miqtë dhe familjarët e tyre, kolegët e të ndjerit dhe mbarë populli shqiptar.
Vajza e Rasim Thaçit-Cima, Adelina përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ka falënderuar të gjithë ata që iu qëndruan pranë gjatë këtyre ditëve.
“Te nderuar familjare, miq e dashamire, nga zemra faleminderes secilit prej jush, per ngushellimet tuaja pafund, respektin, nderimet e solidarizimin me ne, ne keto dite dhimbjeje per ne! Nga zemra faleminderes. Nana Shukrije,Vajza Adelina, vellezerit Burimi e Artani, mbesat Fiona, Melisa e Malta, nipat Rroni e Dreni”, kanë qenë fjalët e Adelina Thaçit.
Ndryshe, Rasim Thaçi-Cima ndërroi jetë në moshën 71 vjeçare duke lënë pas një karrierë të suksesshme si humorist po ashtu edhe si profesor dhe futbollist vite më parë.