Pas vendimit të Konjufcës për shkarkimin e motrës së saj, vjen reagimi nga Ganimete Musliu

19:58 | 01 Prill 2020

Ganimete Musliu ka reaguar pas vendimit të Konjufcës për shkarkimin e motrës së saj.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca i ka propozuar presidentit të vendit, Hashim Thaçit tërheqjen e diplomates Fatmire Musliu.

Fatmire Musliu, që shërbente si Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt, Republikën Federale të Gjermanisë, njëherit është edhe motra e deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu.

Kjo e fundit ka reaguar duke publikuar në llogarinë e saj në Facebook një foto me të motrën përmbi së cilës ka shkruar “Tri gjëra nuk fshihen: dielli hëna dhe e vërteta.”

Kujtojmë se gjatë ditës ka reaguar edhe vetë konsullja Fatmire Musliu, e cila ka theksuar se është mirë, dhe ka bërë apel të kihet kujdes në këtë kohë Pandemie por pa përmendur fare vendimin e Konjufcës.

Komento: