Pas vendimit të Kushtetueses, Limaj ka këtë porosi për partnerët e koalicionit

20:39 | 03 July 2019

Limaj ka thënë se pas vendimit të Kushtetueses partnerët e koalicionit duket të dalin me një qëndrim.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë çështja e bisedimeve me Serbinë nuk është çështje e ligjit, por e gatishmërisë dhe vullnetit politikë. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Limaj ka thënë se Gjykata ka kontestuar ligjin për kompetencat e Delegacionit.

Ka thënë se tanimë është krijuar një situatë e re dhe kjo është në shperputhje me përkushtimin e tij.

“Pasi ligji është shpallur i panevojshëm ka ardhur reagimi nga kolegët e PSD-së të cilët e shohin të pamundur ta ushtrojnë detyrën dhe me luajte rolin ashtu siç kemi menduar dhe kemi situatë të re e cila, është në shpërputhje me përkushtimin tim. Largimi i PSD-së ia humbë kuptimin e atij delegacioni”, ka thënë Limaj në një intervistë për ‘Rubikon’.

Delegacioni, sipas tij, duhet të dalë më një qëndrim për këtë temë.

“Në situatën e re kam kërkuar që partnerët e delegacionit të ulën dhe të bisedojnë se si e shohin ketë temë. Ne do të kemi qëndrim rreth kësaj teje. Ne si Nisme do të jemi zëdhënës të fuqishëm që të kemi unitet rreth bisedimeve me Serbinë”, ka shtuar Limaj.

Komento: