Kushtetuesja mori vendimin për Ekipin Dialogues.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media pas vendimit të Kushtetueses për Ekipin Dialogues.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova është dëmtuar shumë nga veprimet e koalicionit qeverisës, shkruan lajmi.net.
“Ky vendim e konfirmon atë që LDK-ja e ka thënë që në fillim, që dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet legjitime. Kosova është dëmtuar shumë nga veprimet”, tha ai.
Hoti kërkoi që Qeveria, pas Ekipit Dialogues duhet të japë dorëheqje.
“Shkelje është bërë shumë me draft rezoluten si dhe me platformën për dialogun e Kosovës. Sot Ekipi Dialogues dhe Qeveria e Kosovës duhet të japin dorëheqjen e të shkojmë në zgjedhje të parakohshme”, tha ai.
“Çdo ditë e më shumë që Haradinaj qëndron në zyrë, atëherë është shkelje edhe më e rëndë e Kushtetutës. Presidenti i ka kompetencat e veta kushtetuese, dialogun do ta udhëheqë vetëm një Qeveri legjitime e zgjedhur nga votat e qytetarëve”, tha Hoti.
Hoti u pyet edhe për mocionin e mosbesimit dhe nëse opozita i ka numrat për rrëzimin e Qeverisë.
Ndonëse nuk u përgjigj direkt në pyetje, ai tha se tani më nuk është çështje e numrave, por e shkeljeve ligjore që janë bërë.
“Nga shtatori i vitit 2018, kjo Qeveri po qëndron pa legjitimitet. Me këtë vendim është e qartë se të gjitha veprimet. Nuk është çështje as e shifrave e as votave në Kuvend, por është çështje e shkeljeve ligjore.
Ndërkaq, deputetja e këtij subjekti, Vjosa Osmani tha se vendimi i Kushtetueses i ka japur një mesazh të qartë Haradinaj se dialogu nuk është zgjidh e merr, dhe se nuk mund t’i iket përgjegjësisë.
“Ky vendim i Kushtetueses i ka dhënë një mesazh i qartë Haradinajt se kompetencat kushtetuese nuk janë zgjidh e merr. Duke ikur nga kjo përgjegjësi, Haradinaj ka treguar se nuk është i aftë të mbrojë interesat e Kosovës, prandaj edhe Qeveria duhet të largohet”, tha ai.