Pas taksës 100% të vendosur ndaj Serbisë, importi nga Shqipëria rritet për 40%.
Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës janë rritur me 40% për muajin Nëntor, periudhë kur Prishtina vendosi taksën 100 % për mallrat serbe.
Sipas të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, volumi i mallrave tona drejt Kosovës është rritur me 33 mijë ton, ndërsa në vlerë monetare janë 7 milionë Dollarë më shumë eksporte për Nëntorin e këtij viti krahasuar me të njëjtin muaj në 2017-n.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë, thotë se eksportet e miellit dhe materialeve të ndërtimit po njohin rritjen më të madhe.
Megjithatë, bizneset kërkojnë që të dyjaqeveritë të bashkëpunojnë për të hequr barrierat tregtare. Jaka sqaron setarifa e skanimit në dogana, ajo e terminalit dhe taksa e kalimit përkamionët në rrugën Durrës – Kukës nuk ishërbejnë rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.
Bizneset shqiptare nuk e shohin si një masë të përkohshme vendosjen e taksës doganore 100% për produktet serbe e boshnjake nga ana e Prishtinës zyrtare.
Nikolin Jaka thotë se ka marrë premtimin setaksa do të jetë afatgjatë si nga Kryeministri Rramush Haradinaj, ashtu edhenga kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Por kryetari i Dhomës së Tregtisëbën thirrje që bizneset shqiptare të lëvizin sa më parë për të zëvendësuar nëtregun kosovar boshllëkun që po lënë mallrat serbe.