Pas verifikimit të nënshkrimeve, Abdixhiku nis procedurat për Kuvendin e LDK-së

20:30 | 15 Korrik 2026
pas-verifikimit-te-nenshkrimeve,-abdixhiku-nis-procedurat-per-kuvendin-e-ldk-se

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se pas verifikimit të nënshkrimeve që kërkojnë të mbahet Kuvendin Komunal, ka vendosur që të nisin përgatitjet që të mbahet Kuvendi i LDK-së.

“Kam autorizuar sekretariatin e përgjithshëm që të nis menjëherë procedurat për mbajtjen e këtij Kuvendi, pas verifikimit të nënshkrimeve do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit”, ka thënë ai.

Abdixhiku tha se për shkak të këtyre zhvillimeve nuk mund të angazhohet tutje për formimin e institucioneve.

Ai tha se nga ky proces LDK-ja mund të dalë e dëmtuar, por shtoi se nuk e donte e as nuk e nisi këtë.

Komento: