Pas videos ku përmendet emri i Veselit, PDK-ja mban konferencë

15:41 | 23 Maj 2019

Një konferencë për media do të mbahet sot nga Partia Demoraktike e Kosovës.

Paraprakisht në cilësinë e të parit të Kuvendit, Kadri Veseli sot komentoi skandalin ku i përmendet emri si një nga personat që ka marrë para nga një grup i fajdexhinjve.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e PDK-së, por nuk ka treguar arsyet e mbajtjes së kësaj konference

Veseli në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës sot në një konferencë për medie pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat sipas videove të publikuara në media, i kanë pasur këto video qe 6 vite dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor.

Komento: