Pas videos së ish-të dashurës, gruaja e Mevlanit reagon me një mesazh

22:06 | 15 November 2024

Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Kosova, Mevlani përjetoi një moment të papritur kur e dashura e tij hyri në shtëpi për ta surprizuar, duke i zbuluar lajmin e bukur se është shtatzënë.

Ky lajm i emocionoi të gjithë banorët dhe publikun, por duket se nuk kaloi pa reagime edhe jashtë shtëpisë.

Pas kësaj, ish-e dashura e Mevlanit reagoi me një deklaratë në video, duke pretenduar se Mevlani i kishte shkruar asaj natën para se të hynte në Big Brother dhe i kishte thënë se ende e donte.
“Natën që do të hynte, akoma më thërriste dhe më thoshte se më donte,” tha ajo.

Gjatë spektaklit të sotëm, këto pamje iu shfaqën Mevlanit në dhomën e rrëfimit, ku ai pati mundësinë të japë versionin e tij të ngjarjeve.

Mevlani pranoi se e kishte pritur këtë reagim, duke sqaruar situatën nga këndvështrimi i tij.

“E kam pritur këtë reagim,” tha ai. “Unë dhe Ori jemi njohur që nga marsi ose prilli. Ajo e përmendi ‘një vit’, por ka bërë kalkulime të gabuara duke menduar se kam pasur dikë tjetër në të njëjtën kohë. Nuk është aspak e vërtetë. Doja ta sqaroj atë natë, por vendosa të mos e prish atmosferën.”

Mevlani gjithashtu tregoi se me ish-të dashurën e tij kishte pasur komunikime të herëpashershme për arsye personale, por theksoi se çdo tentativë për ribashkim ka qenë nga ana e saj, dhe ai nuk kishte pranuar.

Ndërsa opinionisti, Milaimi, shprehet tejet i frustruar duke thënë që ish-e dashura nuk duhej të shprehej ashtu, meqë tashmë Mevlani po pret një fëmijë me dikë tjetër.

Ajo tha: “Mirëmbrëma të gjithëve, mirëmbrëma Mevlan. Këtë videomesazh e kam për ty, por sigurisht edhe për të gjithë publikun. Në radhë të parë dua të të them që jam shumë mirë. Sigurisht që kushdo që të ishte në këtë situatë, do të prekej, por unë kam besim të plotë tek ty, gjithashtu kam mbështetjen e familjarëve tanë dhe miqve të tu, po ashtu. Për disa njerëz më me rëndësi është fama, për disa është familja, por ti e ke treguar mirësinë e shpirtit tënd. Tani më e rëndësishme për ne të dy është ardhja në jetë e fëmijës tonë. Në radhë të dytë unë i besoj njeriut tim të zemrës dhe dua që ti të mos shqetësohesh për mua dhe të gjithë situatën e krijuar këtu jashtë dhe të vazhdosh rrugëtimin tënd në Big Brother VIP. Për sa i përket videos që po qarkulloj në rrjete sociale, kam vetëm diçka për të thënë: koha ëshrë gjykatësi më i mirë i gjërave,faleminderit dhe të dua shumë”.

Komento: