Pas vizitës në Shqipëri, kryediplomati gjerman thotë se asnjë vend s’është orientuar më fuqishëm drejt BE-së

22:26 | 17 Nëntor 2025
Pas vizitës në Shqipëri, kryediplomati gjerman thotë se asnjë vend s’është orientuar më fuqishëm drejt BE-së

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Johann Wadephul, pas vizitës në Shqipëri ka deklaruar se në asnjë shtet në rajon nuk është orientimi më i madh drejt BE-së sesa në Shqipëri.

Ai siguroi homologen e tij shqiptare Elisa Spiropali, që Gjermania e mbështet fuqishëm Shqipërinë drejt rrugëtimit në BE.

Postimi i plotë në X:

Shqipëria është e vendosur fuqimisht të ndjekë rrugën jo gjithmonë të lehtë drejt BE-së. Në asnjë vend tjetër në rajon mbështetja për BE-në dhe një orientim evropian nuk është aq e fortë sa është këtu. E dashur @elisaspiropali, ne qëndrojmë fort pranë jush dhe do t’ju mbështesim në këtë rrugë.

Komento: