Është ngritur edhe në Tiranë flamuri i Pavarësisë, në përkujtim të 112 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë nga pushtuesit osman.
Në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Sheshin Skënderbej, ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, shkruan A2 CNN.
Po ashtu, qindra qytetarë kanë dalë në shesh me flamuj kuqezi, për të festuar nën ritmin e këngëve popullore shqiptare Ditën e Pavarësisë.
Më herët flamuri u ngrit edhe në Vlorë, ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit, përfshi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Më pas në Vlorë shkuan edhe përfaqësues të opozitës, të cilët uruan shqiptarët nga qyteti bregdetar për Ditën e Pavarësisë.
Kujtojmë se 112 vite më parë, plaku i mençur, Ismail Qemali, sëbashku me patriotë të tjerë shqiptarë, ngritën flamurin e Pavarësisë në Vlorë, duke e shpallur Shqipërinë të lirë.